Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ç’duhet të bëjë çdo grua kur ka dhimbje prej periodave, nga borsat me ujë të ngrohtë tek çajrat bimorë

16:14 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Periodat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fryrje barku, dhimbje mesi, dhimbje në fund të barkut, të përziera, të vjella, por edhe diarre, e dimë dhimbjet e periodave të njohura ndryshe me termin mjekësor “dysmenorrhea primare”, janë pa diskutim një nga momentet më të pakëndshme të muajit

Për fat të keq nuk i shmangim dot, por mund t’i mbajmë nën kontroll duke ndjekur këshillat e mëposhtme.

1. Kujdes me lëngjet dhe përdorimin e kripës

Nëse kemi humbje lëngjesh gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të zëvendësohen ato. Prandaj mënyra më e thjeshtë është pirja e ujit, rreth 6-8 gota në ditë shpesh dhe nga pak. Kujdes duhet treguar me përdorimin e kripës. Kjo pasi kripa krijon lidhje kimike me ujin dhe rrit presionin e lëngjeve brenda qelizave të organizmit, duke e theksuar edhe më tepër ndjesinë e fryrjes gjatë kësaj periudhe.

Mund të përdorni gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve edhe çaj kamomili, ose xhenxhefili. Hidratimi i vazhdueshëm i organizmit nuk është pozitiv vetëm për lehtësimin e dhimbjeve, por edhe për shëndetin në përgjithësi.

2. Ndryshoni regjimin ushqimor

Këshillohet që të konsumohen sa më shumë ushqime me përmbajtje të lartë të antioksidantëve pasi ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, si: boronicat, qershitë, kungulli, domatet, produktet e peshkut që përmbajnë Omega 3, bishtajoret që janë një burim i mirë i proteinave me bazë bimore.

Gjatë periodave mund të keni shpesh dëshirë për të ngrënë ushqime të kripura, të ëmbla, ose të yndyrshme. Natyrisht që e mira është t’i shmangni. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me sheqernat, kafeinën, duhanin, alkoolin, ushqimet e skuqura, ushqimet e shpejta.

3. Sa më pak kafeinë aq më pak dhimbje do keni

Kafeina vjen në shumë forma duke përfshirë kafen, çajin, çokollatat dhe pijet energjike. Prandaj mundohuni të zvogëloni dozat e saj gjatë kësaj periudhe. Mundohuni t’i zëvendësoni ato me sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.

4. Borsat me ujë të ngrohtë

Në lehtësimin e dhimbjeve ndihmojnë shumë edhe përdorimi i borsave më ujë të ngrohtë, jastëk me rrymë, gratë midis moshës 18 dhe 30 vjeç, vuri në dukje se terapia me borsa të ngrohta ishte gati e barasvlershme me përdorimin e ibuprofenit në qetësimin e dhimbjeve. Prandaj nëse është e mundur të eliminojmë përdorimin e medikamenteve, natyrisht që është më mirë

dhimbje periodave tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.