Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Ç’e dua unë këtë mandat’, Braçe kujton dhunën e 26 majit: Rrahur e larë në gjak..

10:50 / May 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace dhuna 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri dy i qeverisë, deputeti socialist Erjon Braçe ka kujtuar sot 26 majin e 23 viteve më parë, duke e përcaktuar ate si ditën më të dhunshme elektorale në historinë e re 30-vjeçare të vendit, kur Shteti-policia, SHIK, rrahën barbarisht në qendrat e votimit socialistët.

Vetë Braçe ka qenë “viktimë’ e asaj dhune, dhe sot, 23 vite më pas, teksa kujton tmerrin e atyre ditëve duke postuar edhe fotot e dhunës në faqen e tij ne Facebook ka nje paralajmerim te forte.

“Kush mendon se  do të mundë e të zhbëjë Partinë Socialiste me dhunë, ta harrojë!
Kjo parti-pavarësisht se ndryshon, përtërihet, ka genin e 1996-tës të patjetërsueshëm!”- thekson Braçe.

Postimi i Braçes

BARBARET 30 VJECAR TE FASHIZMIT ORIENTAL!

1. Pardje ishte 26 maj,
23 vite me pas nga dita, te cilen,
fashizmi oriental e ktheu ne
diten me te dhunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit;
Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK,
policite e tjera-tatimore etj,
gangsteret e rrugeve te armatosur,
sulmoi qendrat e votimit,
dhunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste,
diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit,
mori kontrollin e tyre dhe ne fund,
shkroi nje rezultat te rreme,
te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan,
e shpalli zyrtarisht ate!

Edhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi,
#PARTIASOCIALISTE nuk u nenshtrua,
nuk u mbyll, nuk u zhbe,
u rikthye ne #Beteje,
me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere!

Nje dite me pas, ne 27 maj,
per fashizmin oriental te Sali Berishes,
ishte dita e hallit,
rezultatit qesharak qe
kish shkruar per gjithe naten,
qe nuk gjendej ne kuti,
as ne popull;
Une, pas barbarise se nje dite me pare ne #Berat, u shpalla fitues nga
zemergjeresia e fashizmit me,
50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!
Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre,
rrija perballe fytyres se bukur te ikones se urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze:
c’e dua une kete mandat?! Nje dite me pas, si sot, 28 maj,
beteja jone kete here per zgjedhje te lira e demokraci,
zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut,
ku shteti-policia, SHIK, policite,
gangsteret e rrugeve te thirrur ne force,
kishin organizuar teatrin e dhunes!
Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;
Udheheqes se opozites socialiste,
opozites tjeter bashkuar me ne,
burra e gra, te rinj, gazetare,
te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin historik te Tiranes!

2. I risolla keto tre dite,
per te thene se:
Kush mendon se
do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune,
ta harroje!
Kjo parti-pavaresisht se ndryshon,
perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem!

Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh,
nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe
zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta,
vendosur nga populli!

  • 26 maji dhuna
  • 26 maji dhuna1
  • brace dhuna

Erjon Braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.