Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me një lajm të qarkulluar në media se Çekia ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.
Sipas Blushit, kjo kërkesë është një lajm shumë i rëndë, e për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama
“Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë. Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar nga “Rilindja”, por që po vihet në diskutim pas 10 vitesh të saj në pushtet.
Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri. Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve. Shporrja e tij është një mision patriotik!”