Në Kalanë e Gjirokastrës, në një skenë të hapur për të gjithë për 8 netë vjen simbolika e valltarëve të lidhur dorë për dore, duke sjelle traditën me këngë e valle të larmishme nga të gjitha trevat shqiptare.
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar.
Në natën e parë, që u çel nga grupet folklorike të Hasit, Kukësit dhe Tropojës, ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Festivali rikthehet në skenën e tij tradicionale, në Kalanë e Gjirokastrës, pas një pauze prej 8 vitesh.