Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Celibashi dhe Çela bien dakord: Prokurorë të stacionuar në zyrat e KQZ me akses të plotë

12:33 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ooo sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zhvilloi një mbledhje me kryeprokurorin Olsjan Çela këtë të martë.

Çela theksoi se synohet bashkëpunim maksimal i KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa shtoi se janë në momentet e fundit të hartimit të masave për zgjedhjet e 11 majit.

Çela: Maksimim i eficencës mes KQZ dhe Prokurorisë, synojmë thelbësisht transmetimin e informacionit dhe përgjigjja në kohë reale e Prokurorisë ndaj çdo sinjalizimi që ka të bëjë me shkelje. Çdo masë që do të merret do të jetë brenda kuadrit ligjor, jemi në moment të fundit të hartimit të një sërë masash, po bashkëveprojnë edhe me policinë e shtetit masa gjithpërfshirëse maksimizim i kapaciteteve njerëzore dhe fizike.

Nga ana tjetër, Celibashi reagoi më pas në rrjete sociale pas takimit me kryeprokurorin.

Celibashi: Sot, prita në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Olsian Çela. Diskutimet u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pacënuar nga paligjshmëria.

Në përfundim të takimit, u dakordësuam mbi një qasje të re, më proaktive, për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet e ligjit zgjedhor, veçanërisht ato që lidhen me veprat penale të hetueshme nga Prokuroria në procesin elektoral. Ky angazhim synon parandalimin dhe ndëshkimin e çdo përpjekjeje që cënon integritetin e zgjedhjeve.
Për të forcuar mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen e shpejtë në rastet e parregullsive zgjedhore, @KQZShqiperi dhe

@ProkuroriaAl do të shtrijnë bashkëpunimin edhe me Policinë e Shtetit, në të gjithë territorin e vendit.
Gjithashtu, dy institucionet do të vendosin në funksionim një protokoll koordinimi institucional, i cili do të përfshijë caktimin e personave të kontaktit nga Prokuroria e Përgjithshme, të stacionuar pranë KQZ-së, me akses të plotë në kohë reale të informacionit që vjen nga çdo qendër zgjedhore.

Prokurori i Përgjithshëm më bëri me dije se janë duke u planifikuar një sërë masa në drejtim të organizimit të strukturave të prokurorisë që do të trajtojnë çështjet dhe detyrat zgjedhore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke adresuar në kohë çdo aktivitet të paligjshëm që mund të dëmtojë zgjedhjet.

Protokolli i koordinimit institucional për procesin zgjedhor do të garantojë shkëmbim të shpejtë dhe profesional të të dhënave, si dhe bashkëpunim të ngushtë për ndjekjen e rasteve të shkeljeve të ligjit zgjedhor.
Së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm riafirmuam angazhimin maksimal për të garantuar një proces zgjedhor të besueshëm dhe të mbrojtur nga çdo formë ndërhyrjeje apo abuzimi.

cela Celibashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.