Në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi u shpreh se regjistrimi i PD-së në zgjedhje bëhet në bazë të dokumenteve. Ai tha se një gjë e tillë nuk varet nga KQZ-ja, por nga gjykata dhe shtoi se kur të paraqitet dokumenti atëherë KQZ-ja do të dalë me një vendim.
Celibashi: Do të flasim për këtë çështje kur të jetë interesi për të regjistruar PD-në. Nuk mund të flas sepse do të isha jashtë staturës së pozicionit tim. Unë kam thënë dhe i qëndroj, se regjistrimi i një partie prodhohet nga një dokumentacion nga gjykata dhe jo KQZ-ja. Kur të jetë ai moment do të shohim dokumentacionin dhe do të marrim vendimin e duhur. Nuk kemi interes politik në këtë aspekt. Kur të kemi gjithë dokumentacionin e duhur dhe atëherë do të shohim se si do të vendosim, duke marrë përgjigje për të gjitha pyetjet.