Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Celibashi për Himarën: Zgjedhjet nuk bllokohen

15:40 / July 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1720704901xkqz per zgjedhjet ne himare frame 725 684
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i organizimit të zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës nuk do të ndërpritet pavarësisht se Komisioni Rregullator nuk mundi të miratonte aktin me afatet procedurale.

”Ka vendime që lidhem me afate të cilat përcaktohen nga vendimmarrja e këtij organi, por ka aspekte të tjera përgatitore që nuk lidhen me këtë vendimmarrje. Ne jemi në përgatitje të këtij procesi. Nuk është ky institucioni për të dhënë gjykime pse jemi në zgjedhje. Ajo çfarë kemi për detyrë është të përgatisim zgjedhjet”,-tha Celibashi për mediat.

Komisioni Rregullator është hallka e KQZ që përbërjen e ka në bazë të propozimeve të partive politike. Disa akte kërkojnë shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar. Mes ndasisë politike, si mund të tejkalohet ngërçi i krijuar me mos miratimin e afateve për zgjedhjet e Himarës?

“Ankimi nëse dikush dëshiron të ankohet. Ekziston kjo e drejtë për t’u ankuar ndaj çdo organi të KQZ Kush ka interes mund të shkojë në gjykatë”. Nisja e organizimit të zgjedhjeve erdhi pas dekretit të presidentit që caktoi 4 gushtin si ditë për zhvillimin e tyre, pa pritur të mbaronte afati 30 ditor në dispozicion të ankimimit. Kjo bëri që ndaj Bajram Begajt të ngriheshin shumë akuza, por Celibashi u mundua të justifikojë Kreun e Shtetit.

“Ndryshimet e fundit te kodit zgjedhor dhe kompetenca e Presidentit është e limituar nga momenti që ai merr njoftim për një vakancë të krijuar. Ngelet për të zgjedhur një nga datat e përcaktuara”. Për zgjedhjet e Himarës, Celibashi miratoi ndarjen e komisionerëve, ku opozita do të ketë shumicën me 4 anëtarë ndërsa socialistët tre prej tyre.

himare Ilirjan Celibashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.