Votimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ka nisur. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani. Ai është votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Për të ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve jashtë vendit në zgjedhje. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri tani janë dorëzuar 71 536 zarfe. Janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarët nga qarqet si: Durrës, Berat, Dibër dhe Kukës, që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Britani e Madhe dhe SHBA.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.