Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Julinda Dhame, ka treguar detaje nga hapja e fushatës elektorale më 12 prill në Sheshin Skënderbej.
Dhame, e ftuar në emisionin “Open” tha se hapja do të jetë madhështore dhe se PS do të prezantojë programin elektoral dhe arritjet gjatë tre mandateve.
“Do të jetë një hapje madhështore fushate, detajet do i shihni edhe vetë, por besoj sheshi do të jetë i mbushur si asnjëherë. Do prezantohet programi i PS, arritjet në 3 mandate dhe risitë e së katërtës. Do ta prezantojë vetë Edi Rama”, tha ajo.
Gjithashtu komentoi ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, duke thënë se Rama nuk ka nevojë për ekspertë të huaj
“Rama nuk ka nevojë për ekspertë të huaj. Nuk është i tmerruar, ne flasim në bazë të programit. Do të jetë vazhdimësi. Fitore më 11 maj për mandatin e katërt”, tha Dhame.