Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka bërë akuza për presione dhe tentativa për të trysnuar banorët e Bashkisë së Himarës në lidhje me deklarimet e tyre për censusin 2023.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ai u bëri thirrje banorëve të Himarës që të mos bien pre e presioneve dhe të deklarohen lirisht për pyetjet në pyetësorin e censusit.
Marin Suli: Unë kam ardhur t’u bëj thirrje himariotëve mos tremben nga këta fuksat dhe nga këta përgjuesët që vijnë i regjistrojnë dhe i presionojnë. Sot në Himarë po ndodh kjo, po shtrembërohet…
Blendi Fevziu: Të Alketit thua ti?
Marin Suli: Jo nuk e di janë të Alketit apo jo, nuk akuzoj dot.
Alket Hyseni: Janë të shtetit shqiptar.
Marin Suli: Janë të PS të Himarës, kanë emra njerëzit.
Alket Hyseni: Janë njerëz të nderuar…
Marin Suli: Po çke ma dha llafin mua. Nuk thashë janë të panderuar. Disa njerëz që venë të shtrembërojnë vullnetin e një njeriu dhe ta lënë të shprehet lirshëm, janë palaço nuk janë njerëz, në kuptimin tim.
Alket Hyseni: Po, ata janë palaço.
Marin Suli: Absolutisht dhe këta palaçot rastësisht janë të gjithë te PS. Kam ardhur t’u bëj thirrje himariotëve të regjistrohen, të shprehen të lirshëm dhe në mënyrë demokratike çfarë janë, si ndihen, kujt besimi i përkasin dhe vitin e bërjes së shtëpisë së tyre pa pasur frikë dhe turp që mund t’ju a prishin.