Gjykata e Apelit do të jap vendimin përfundimtar për deputetin e PD, Ervin Salianji më 26 shtator, në orën 13:00. Salianji është dënuar në Shkallën e Parë me 1 vit burg, në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie.
Ervin Salianji: Sikurse e keni ndjekur, sot u zhvillua një proces, datë tjetër e në procesi të stërgjatë. U përballa sërish në gjykatë për shkak se një i dënuar për trafik droge jetonte i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes që i jepte vëllai i vetë. Sikurse është e qartë nga dokumentet përmes audios në sallë, nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje.
Nëse unë flas me emra konkrete, më shumë se 600 çështje gjyqësore të fituara, ku koha na ka dhënë të drejtë, sot ishim në një rast tjetër, ku unë përmendja argumente. Avokati ka një raport më shumë se thjesht me një klient.
Nuk kemi bërë videoregjistrim, por audioregjistrim. Nuk kam asnjë interes unë, përveç interesit publik. Nuk kam asnjë njohje personale me Babalen.