Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, ka folur për kallëzimin penal që i është bërë autoritetit të Dosjeve si dhe prokurorisë për çështjen ndaj Ilir Metës dhe daljes së inicialeve I.M. në dosje.
Sipas tij, Prokuroria është urdhëruar të mos nisë hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve.
“Është precedent i rrezikshëm , ku prokuroria që duhet të hetojë, nuk pyes as kallëzuesin në lidhje me rrethanat, flas në fazë fillestare. Në këtë rast prokuroria detyrohet të regjistrojë procedim penal kur ekziston fakti, pra që është marrë një e-mail, dhe që ka dalë emri i Ilir Metës ne i jemi drejtuar gjykatës dhe kemi paraqitur rrethanat tona. Fakti ulëritës, që prokuroria mbi bazën e një fashikulli që pretendohet nga autoriteti se aty gjenden gjurmë për Ilir Metën, të mos hetojë. Këtu kjo ndodh me një skenarë të tërë. Prokuroria është urdhëruar për të mos nisur hetimet”, deklaroi avokati në “Kjo Javë”.