10 lëvizje për të limituar dëmet e një smartphone të lagur
Hiqeni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një sekond më shumë mund të jetë i çmuar dhe vendimtar për shpëtimin e tij.
Fikeni dhe mos bëni gabimin ta provoni menjëherë ta ndizni: një presion i vetëm i tastit të ndezjes mund ta spostonte ujin në qark. Dhe do të ishte fundi.
Mbajeni telefonin vertikalisht dhe hiqni të gjitha pjesët që mund të ndahen si bateria, karta SIM, kasa, etj.
Mos përdoni kurrë furrën e sobës ose mikrovalën për të tharë telefonin. Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë qarkun.
Mos përdoni tharësen e flokëve sepse mund të shtyjë ujin akoma më në brendësi të telefonit.
Thani sa më shumë të jetë e mundur, me delikatesë pjesët me një copë ose letër pambuku
Lëreni të thahet pa u ndezur për të paktën 24 orë në verë dhe 48-72 orë në dimër.
Vendosini pjesët në një tas të mbushur me oriz ose silica xhel, si ato që gjenden tek kutitë e këpucëve. Mjafton një natë
Rimontojeni telefonin me kartën, baterinë, vendoseni në karikim dhe pastaj ndizeni.
