Kënga e fundit e Tayna-s, “Kce” u përfol se kishte shumë ngjashmëri me “7 Rings” të këngëtares me famë botërore Ariana Grande, por mesa duket mes dy këngëtareve ka diçka që i bashkon vërtetë.
Reperja kosovare postoi një foto në Instagram, të shkëputur nga pushimet e saj, ndërsa shkruan: “Shkruaj çeqet e mia, ashtu siç shkruaj atë që këndoj”.
Por në të vërtetë kjo shprehje është pjesë e këngës “7 rings” të Grande-s dhe në fakt nëse bëjmë një verifikim, Tayna ka të drejtë. Këngët “Columbiana”, “A je”, “Ring Ring”, “Poë Poë”, “Doruntina” apo “Shipe”, janë shkruar të gjitha nga reperja.