Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Çfarë është teoria ‘tinselling’ që ‘kërcënon’ raportet në çift gjatë festave

22:59 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cifte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filmat e bukur me subjekte festash, mbrëmjet e kaluara pranë bredhit të zbukuruar dhe oxhakut të ndezur mund të jenë kartolina më e bukur për çiftet që kalojnë festat bashkë.

Por, kujdes! Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme në marrëdhënien tuaj.

Ekspertët e lidhjeve paralajmërojnë të gjithë çiftet që të mos pushtohen shumë nga shkëlqimi sezonal i festave; një gabim i zakonshëm që ndryshe njihet si “tinselling”.

Çfarë është “tinselling” dhe pse është e rrezikshme për marrëdhënien

I krijuar nga Tina Wilson, eksperte e takimeve dhe themeluese e aplikacionit të njohjeve Wingman, termi tinselling merr frymëzim nga dritat vezulluese të festave, të cilat shpesh i pengojnë çiftet të kuptojnë se po kalojnë një krizë.

“Çiftet kanë tendencë që të mos i prishin marrëdhëniet e tyre gjatë sezonit të festave, sepse presionet sociale dhe familjare për një ndjenjë bashkimi, dashurie dhe lumturie në këtë kohë të vitit i tejkalojnë ndjenjat e vërteta,” shpjegon ekspertja.

Për disa, praktika e tinselling mund të duket si një zgjidhje e përkohshme për t’i dhënë vetes një pushim në çift. Por e vërteta është se problemet themelore në marrëdhënie vazhdojnë dhe megjithëse mund të lihen mënjanë për shkak të festave, kjo mund ta komplikojë situatën më vonë.

Duke shmangur adresimin e problemeve gjatë festave vetëm për shkak se është një periudhë pushimi, ju privoni marrëdhënien tuaj nga mundësia e zgjidhjes së çdo keqkuptimi që mund të shfaqet në momentet më të papërshtatshme.

Komunikimi i sinqertë dhe i hapur është kritik për mbijetesën e çdo marrëdhënieje, sidomos gjatë periudhave sa të bukura, por edhe stresuese të festave.

Ciftet teoria tinselling
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

E dinit? Personat që lindin në janar marrin më pak dhurata ditëlindjeje!

21:40 / December 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.