Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes

22:40 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shega
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor.

Shega është një frut që rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq. Ajo gjithashtu parandalon sëmundjet si anemia.

Shega ndihmon të mbani nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim. Ky frut i parajsës lufton simptomat e depresionit sidomos tek gratë.

Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen. Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave. Ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore.

A mund të hahet shega me stomak bosh?

Shumë njerëz e hanë shegën me stomak bosh megjithatë organizmi i çdo individi është krejt unik. Në stomak gjenden miliarda mikroorganizma. Numri dhe lloji i tyre është në varësi jo vetëm të organizmit por edhe ndërveprimit me ushqimet.

Për më tepër, stili i ushqyerjes, shëndeti, metabolizmi e të tjerë kanë një rol ndikues në përthithjen e vlerave të shegës. Ky rregull vlen sidomos për rastet kur ajo konsumohet me stomak bosh.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që e hanë shegën me stomak bosh duhet të tregohen vigjilentë ndaj efekteve të mundshme anësore. Vigjilenca është e nevojshme sepse efektet anësore mund të shfaqen dy deri në tre ditë pas ngrënies.

Për këtë arsye, rekomandohet që njerëzit që duan ta hanë shegën me stomak bosh duhet ta nisin këtë traditë me hapa të ngadaltë.

Shega si edhe shumë fruta të tjera përmbajnë shumë sheqer. Për pasojë, diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me shegën dhe sasinë e konsumuar.

mengjes shega shendeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.