Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Së fundmi në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar foto dhe video nga një sesion i ri fotosh që po realizon në bregdet.
Por në një prej fotove fansat e akuzojnë se ka përdorur Photoshop, pasi diçka nuk shkon sipas tyre me dorën e majtë.
“Ça ka dora e majtë? Ta pres? Është shkrepja zemër se Photoshop në dorë s’kam pse përdor por më pëlqeu shumë fotoja në përgjithësi dhe doja ta ndaja me ju”, u përgjigjet Anxhela ndjekësve të saj.