As këtë të enjte, seanca në Gjykatën e Apelit për fatin e PD-së nuk u mbajt, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të Partisë Demokratike, të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit. Kjo pasi përfaqësuesi ligjor ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 dhjetor, në orën 09:30.
“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se perfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar në datë 06.12.2022, ora 09:30”, thuhet në njoftim.
Më 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD. Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha. Në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore. Këto dy ankime janë në pritje të shqyrtimit.