Krejt pa asnjë lajmërim, duket se një ‘dramë’ e re ka lindur në showbizz-in tonë. Dhe e kemi fjalën për një krizë të mundshme mes Fifit dhe Adisit. Gjithçka ka nisur nga disa statuset që ata kanë bërë në rrjetet e tyre sociale.
Fifi ka ripostuar së fundmi disa video dhe citate në TikTok që lënë pak vend për interpretime të tjera përveç një dhimbjeje personale të thellë. Në një prej videove thuhet: “Një ndër ndjenjat më të vështira për një grua është kur ajo përpiqet të flasë me një burrë lidhur me atë që e lëndon, por në vend që ai të dëgjojë shqetësimin e saj, nis të mbrojë veten.” Një tjetër mesazh, po aq i drejtpërdrejtë, flet për frikën që djemtë kanë për të dashur një grua që ka vuajtur.
