Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro thotë se ka mposhtur atë që ai e quan grusht shteti të ushtrisë të kryesuar nga lideri i opozitës, Juan Guaido.
Dhjetëra ushtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan opozitës në përplasjet e të martës, ku u plagosën më shumë se 100 persona. Por në një adresim sfidues në televizion, Maduro thotë se Guaido dështoi të kthente ushtrinë kundër tij.
Ndërsa Guaido këmbëngul se presidenti ka humbur kontrollin mbi forcat e armatosura, dhe se një tranzicion paqësor do të ndodhë.
Lideri i opozitës i ka bërë thirrje sërish mbështetësve të dalin në rrugë dhe këtë të mëkurë. Ai është njohur nga më shumë se 50 vende si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës, përfshi SHBA, Britaninë e Madhe dhe pjesën më të madhe të vendeve të Amerikës Latine.
