Në mëngjes u raportua se kreu i PD-së Lulzim Basha u nis drejt Vjenës ku u pa në shoqërinë e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha.
Ai u takua me grupin parlamentar të EPP dhe pjesëmarrësit e EPP-së në Asamblenë Parlamentare të OSBE, ku u fol për situatë në Shqipëri dhe tensionet politike. Por mësohet se Basha është rinisur drejt Rinasit me urgjencë, teksa bëhet e ditur se ai do të mbledhë kryesinë e PD-së në orën 18.00.