Presidenti francez Emmanuel macron tha se do të ndërtohet sërish katedralja mesjetare e Notre-Dame, pas zjarrit masiv që shkatërroi një pjesë të tij.
Zjarrfikëset u përpoqën të shpëtojnë godinën gotike 850-vjeçare, përfshi dy kullat e saj, por çatia u shemb. Flakët u vunë nën kontroll të paktën nëntë orë pasi nisi zjarri.
Ende nuk dihet shkaku por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet puniemt për rinovimin e saj. Aktualisht po hetohet si aksident. Do të duhen disa ditë për të shuar zjarri plotësisht.
Të hënën në mbrëmje Macron tha se “më e keqja është shmangur”, me ruajtjen e strukturës qëndrore të katedrales, teksa premtoi një thirrje ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e saj. “Ne do ta ndërtojmë së bashku dhe pa dyshim që është pjesë e fatit francez dhe projektit që do të kemi në vitet e ardhshme. Kjo është ajo që francezët presin dhe kjo është ajo që meriton historia jonë”, tha mes emocioneve Macron duke e quajtur një tragjedi të tmerrshme.
Miliarderi François- Henri Pinault, kreu i grupit Kering, që ka në pronësi dhe Guçi dhe Yves Saint Laurent, ka premtuar tashmë 100 milionë euro për rindërtimin e Notre-Dame, raporton AFP.