Këngëtari Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP 2”. Ai është tepër i angazhuar me projektet dhe koncertet si brenda dhe jashtë vendit. Çdo postim i tij bën zhurmë, duke e bërë atë edhe më interesant në sytë e publikuar.
Por së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në Instagram i ka hequr dhe ndër më kryesorët është Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Në dukje që nga “BBV2″ dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
Mesa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Se cila është arsyeja, kjo ngelet për t’u parë! Ndër emra të tjerë të njohur të showbizit që Luizi ka larguar nga Instagrami janë: Bardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Redon Makashi, Blerina Braka etj.