Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Çfarë po ndodh në Amerikë? I nxehti “kërcënon” shëndetin e qytetarëve, ja sa persona rrezikojnë

22:53 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amerike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 70 milionë amerikanë, rreth një në pesë banorë janë duke jetuar nën alarmin e temperaturave jashtëzakonisht të larta, ose formave tjera të motit ekstrem.

Paralajmërime janë lëshuar edhe në katër province kanadeze, pasi pjesa më e madhe e kontinentit është përfshirë nga vala e të nxehtit.

Zyrtarët kanë thënë se temperaturat në SHBA mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius të mërkurën dhe të enjten.

Çikagoja është një prej vendeve që ka shënuar rekord ditor më shumë se 35 gradë Celsius në këtë kohë të vitit.

Shkencëtarët kanë thënë se i nxehti ekstrem është duke u bërë secilën herë e më i shpeshtë, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret në veri të Llos Angjellesit, dhe për pasojë qindra njerëz janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre.

Ndërkohë, Teksasi pritet të përballet me shi të rrëmbyeshëm, ndërsa në disa pjesë të Montanas është paralajmëruar për borë të rrallë në qershor.

Moti i nxehtë është përshkruar prej Shërbimit Kombëtar të Motit si vala e parë e të nxehtit për këtë sezon.

Megjithatë, Shërbimi për Ndryshime Klimatike, Copernicus, ka thënë se Evropa është kontinenti që po ngrohet më së shpejti në planet.

Në prill, Copernicus ka thënë se ndryshimet klimatike janë duke përkeqësuar shëndetin e evropianëve, dhe për pasojë po rritet numri i vdekjeve.

Amerike nxehti rrezikojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.