Prej dy ditësh bregdeti shqiptar po tronditet nga lëkundje të lehta, ku makismalja është 3.2 ballë me epiqendrën në Piqeras të Sarandës.
Mëngjesin e sotëm të tjera lëkundje janë ndjerë në Vlorë. Mësohet se rreth orës 1.22 të natës, ka rënë tërmeti me magnitudë 2.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Gjorm, 20 km në juglindje të Vlorës. Thellësia e tij ishte 9 km.
Lexo edhe: Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra e lëkundjeve sizmike
Gjatë ditës së djeshme në fakt kanë rënë një sërë tërmetesh të vogla që kanë përfshirë bregdetin, duke nisur nga veriu në jug. Lëkundjet kanë variuar nga 2 në 3.2 ballë, dhe epiqendrat kanë qenë në në Laç, Hamallaj të Durrësit, Kepin e Rodonit, për të vijuar më pas në jug, në Borsh të Sarandës, Fteres të Vlorës, Lukovë, e së fundmi Gjorm.