Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çfarë po ndodh? Serbia vendos gardh me tela me gjemba në kufi me Maqedoninë e Veriut, reagon menjëherë BE

23:49 / August 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gardh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ana Pisonero, një zëdhënëse e Komisionit Evropian, i tha Radio Evropës së Lirë se ky institucion, kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit, u ofron ndihmë të konsiderueshme financiare dhe teknike partnerëve në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë qëllim në vitin 2015, Komisioni ka ndarë mbi 100 milionë euro për Serbinë.
“Sidoqoftë, ky financim nuk përfshin ndërtimin e rrethojave. Gjithashtu kjo nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, siç është njoftuar gabimisht”, tha Ana Pisonero.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjemborë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela gjemborë do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë.

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, e cila gjendet në jug të Serbisë dhe 380 kilometra larg nga Beogradi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që ngritja e gardhit me tela gjemborë është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian (BE).

“Mendojmë që gardhi me tela gjemborë është në funksion të sigurimit të kufijve jashtë BE-së për refugjatët, të cilët ndoshta pritet të na frekuentojnë në këtë pjesë të ‘Rrugës Ballkanike’”, ka thënë Arifi.

Serbia gjendet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, përmes së cilës migrantët dhe refugjatët provojnë të arrijnë deri te vendet e BE-së.

Sipas të dhënave të fundit të qasshme, të cilat Komisariati për refugjatë i Serbisë i ka publikuar më 20 qershor, në 18 qendra të pranimit dhe të azilit në Serbi, janë duke qëndruar rreth 4.800 persona.

Autoritetet në Serbi nuk janë të hapura për të dhënë detaje lidhur me gardhin me tela me gjemba të cilin Serbia po e vendos në kufi me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës.

Madje, as pas disa tentativave, Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë përgjigje në pyetjet e drejtuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme e Serbisë.

gardh Gjemba Maqedoninë e Veriut Serbia tela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.