Zgjatimi i Bulevardit të Ri parashikon edhe prishjen e disa banesave në zonën e Bregut të Lumit. Mëngjesin e kësaj të hëne banorët nuk lejuan fadromat të vijonin punën, duke mbrojtur shtëpitë e tyre.
Madje ka pasur edhe tensionim të situatës, ku banorët janë përplasur me policinë, duke gjuajtur me sende të forta në drejtim të tyre, duke i bërë thirrje që policia të tërhiqet dhe punimet mos të nisin.
Në mbështetje të tyre ka dalë dhe opozitëa, ku ish deputetët demokratë, pas mbledhjes me Bashën janë nisur drejt zonës. Ata janë shprehur se është e padrejtë që kërkohte të nxirren në rrugë banorët.