Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Çfarë prodhon politikisht hapja e gjykimit ndaj Berishës?

21:37 / May 21, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Dosja “Partizani” tashmë de jure dhe de fakto ka hyrë në proces. Sali Berisha, është i pandehuri kryesor i një maratone gjyqësore që do të sjellë për një kohë të gjatë një sagë gjyqësore që i takon dhe do t’i takojë historisë së kronikës së drejtësisë në këtë vend në vite.

Nisja e procesit është një gur kilometrik pasi kemi të bëjmë me një çështje ndaj një personazhi kaq të rëndësishëm të historisë së politikës shqiptaret.

Megjithatë, hedhja fall apo parashikimi astrologjik i një procesi nuk ka aq rëndësi pa ndodhur, e me shumë gjasa seancë mes séance, kjo çështje do të ketë vëmendjen e duhur e ushqimi për mediat dhe kuriozitet për publikun.

E rëndësishme në këtë rast është pasoja politike e nisjes zyrtare të këtij procesi. Jo se Sali Berisha ngjan apo është si Silvio Berlusconi, por thjeshte për analizë analogjike, mjafton të përmendim nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij për të parë një fotografi të njohur në një vend fqinj siç është Italia.

Ndaj Silvio Berlusconit ka pasur një seri çështjesh penale, për të cilën vetëm për njërën u dënua. Atë për devijim e mashtrim fiskal. Si çështja e dashurisë me minorenen egjiptiane që u shit si “mbesa e Mubarakut” si lidhjet e tij me mafies, u arkivuan. Beruksconi u dënua dhe ju hoq e drejta për të qenë parlamentar për 7 vjet, por më pas u kthye si senator derisa vdiq.

Por fakt është se menjëherë pas nisjes së procesit penal, partia e tij Forza Italia vijoi dhe vijon edhe sot si një parti familjare, por është në vendin e treetë e aleancës së djathtë, ndërkohë që ishte e para, kur i ndjeri Silvio ishte pa procedim penal.

Të gjithë sponsorët e tij më të rëndësishëm, lobi industial i Italisë e braktisi totalisht, madje edhe më të ngushtët fare.

Fedele Confalonieri, miku i ngushtë i Berusconit, përveçse kreu i shoqërisë së televizioneve njihet edhe si personazhi që drejton fonacionin më të rëndësishëm të Arqipeshkvisë në Milano. Me pak fjalë, një lloj princi i Lombardisë. Përpara zgjedhjeve të viit 2022, Confalonieri, thirri mikun e tij, më saktë byrazerin e jetës, me të cilin kishin ndarë gjithçka për vite me radhë, deri edhe fitoret politike, dhe i tha pa ju dridhur qerpiku se “kemi vendosur të mbështesim Giorgia Melonin”.

I ndjeri Silvio Berlusconi, i shkuar në moshë, sa Berisha sot, i sëmurë dhe i dërrmuar, realisht vdiq atë ditë. Pa t’i rrëzohej gjithçka kishte ndërtuar me duart e tij. Po e braktisnin edhe ata që i kishte bërë njerëz. Por në fund, kjo është dialektika, ka ligjet e saj. Silvio vijoi me inerci, e natyrisht me zgjuarsi të rrista piacën e fuqisë së tij, por nuk arriti dot derisa u nda në këtë jetë.

Familja e Berlusconit, përkatësisht e bija Marina dhe i biri Piersilvio, janë sot dy nga personazhet më toksike ndaj Giorgia Melonit. Ata i përgatitën dhe publikuan kurthin ndaj bashkëjetuesit të Melonit, Andrea Giambrunos, që është edhe i ati i vajsës së tyre. Megjithëse Andrea u tregua mendjelehtë, kurthi ishte jë lojë poshtë brezit e inatit të fëmijëve të Berlusconit, të cilëve i ati ua kishte lënë si amanet një hakmarrje ndaj “Giorgia-s arrogante dhe mosmirënjohëse”.

Gjithsesi, ajo që bëri Berlusconi nuk ishte gjë tjetër veçse një luftë kundër një fuqie të madhe siç është koha biologjike, ajo politike dhe penaliteti. Kjo e fundit ishte pika që derdhi gotën.

Natyrisht Sali Berisha nuk ngjan as në simpati e as në natyrë me Berlusconin që akoma e duan një pjesë e madhe, ose argëtohen në rrjet me barsaletat e tij gazmore, apo këngët zëëmbla, por ky rast është model për të kuptuar atë që po bën edhe doktori ynë. Që në fakt prej vitit 1991, pra prej 34 vjetësh nuk ka punuar asnjë ditë si mjek, e sipas gjasave ka harruar edhe bazat e profesionit.

gjykimit hapja opinion prodhon ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.