Të kuptosh një mashkull nuk është e lehtë pasi shpeshherë nuk parapelqen të shprehet verbalisht ose kur shprehet nuk përdor fjalë të drejtpërdrejta për të komunikuar, prandaj duhet të mbani gjithmonë parasysh pikat e përmendura më poshtë.
Ja disa gjëra që ata mund t’ua thonë dhe si t’i përktheni realisht ato.
- Tregimi për miqt
Ai papritur fillon të tregojë se sa e rrëmujshme dhe e zhurmshme është jeta prej beqarësh e miqve të tij, madje shton se nuk i pëlqen aspak një stil i tillë jetese.
E di që gjëja e parë që të vjen në mendje është të mendosh se në fakt edhe ai do donte një jetë të tillë, por në fakt e vërteta është ndryshe: në këtë mënyrë ai po të thotë se dëshiron që lidhjen tuaj ta çojë në një tjetër nivel dhe pret të njëjtën gjë nga ti.
- Pasi e ke njohur me familjes tënde, a të ka treguar që është ndjerë mirë dhe rehat me babanë dhe vëllezërit tuaj?
Nëse po, kjo është gjë e mirë, në një farë mënyrë po të tregon se dëshiron të jetë pjesë e familjes tënde.
- Të ngacmon
Të thotë se je e pandreqshme, sillesh çuditshëm, që i shkruan shumë shpesh etj… Epo, kemi një lajm të mirë për ty. Madje shumë të mirë. Mos harroni, se në fund të fundit meshkujt janë si fëmijë të mëdhenj. Ata ngacmojnë personat që duan dhe injorojnë ata që nuk u pëlqejnë.
- Të thotë se ka nevojë për hapësirë
Çfarë do të thotë kjo gjë? Që nuk të do më, nuk dëshiron të jeni më bashkë? Përpara se të ju zerë paniku, jepi një minutë kohë vetes dhe merr frymë thellë. Sepse nuk ka asgjë të tillë.
Meshkujve u pëlqen gjuetia. Pastaj mjafton të marrësh më rrallë në telefon, duke i dhënë hapësirën që aq shumë kërkon dhe do e shikosh që do të të kërkojë vetë ai.
- Dëshiron ta ndjejë prezencën tënde dhe kur ti nuk je aty
Pasi ke fjetur disa herë nga ai, të thotë që herën tjetër të sjellësh disa rroba me vete që ti kesh aty për çdo rast. Kjo, në gjuhën e meshkujve, do të thotë se ai po mendon se si mund të jetë nëse jetoni bashkë.
Ndonëse kjo është një gjë e mrekullueshme, mos u entuziazmo së tepërmi dhe të marrësh gjithë gardërobën me vete. Do ta trembësh dhe do ta bësh të ndihet si i mbytur. Mos harro, jepi hapësirën që ka