Shqipëria po shënon raste të reja rekord ditë pas dite ndërkohë që kanë kaluar dy javë nga hapja e vendit. Për zv.ministren Mira Rakacolli, njëherësh dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se është një fenomen që e prisnin e ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up në Top Channel.
“Çdo program hapje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen, ne e prisnim, kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen. Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë”, tha ajo.
Rakacolli foli dhe për neglizhencë dhe ulje të vigjilencës së popullatës. “Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset etj me radhë, por të gjitha këto duhet me protokolle, me maska, distancim etj me radhë dhe të gjitha këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht , sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia”.
Pyetjet se a po shkojmë drejt një imunizimi të popullatës, Rakacolli iu përgjigj: Do duhet që 60-70 përqind e popullsisë ta ketë kaluar minimalisht sëmundjen që të flasim për diçka të tillë. Por duhet të mbrohemi derisa të dalë vaksina.
Rakacolli gjithashtu konfirmoi edhe rastin e një edukatoreje pozitive me covid në çerdhen 16 tha: Është e vërtetë, ka dalë edukatorja, fatmirësisht stafi ka qenë pa shenja, fëmijët po e po, por sot do shohim rezultatet e do vendosim më tej .