Fatkeqësia që po përjeton Turqia dhe Siria, ka gjetur vend edhe në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, e cila ka marrë reagime të shumta nga mediat në Turqi.
Në një vizatim ku shfaqen ndërtesa të rrënuara me mbishkrimin “Tërmeti i Turqisë”, revista shkruan më poshtë: “Nuk ka nevojë të dërgohen tanke”. Mediat në Turqi e kanë interpretuar këtë si një karikaturë provokuese dhe tallëse. Kurse komentet e qytetarëve turq në rrjetet sociale mbi këtë karikaturë, janë më të forta, ku njëzëri e quajnë atë të turpshme.
Redaksia e “Charlie Hebdo” u sulmua nga persona të armatosur në vitin 2015, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe 11 u plagosën. Autorët që kryen sulmin më 2015 thanë se ata vepruan në hakmarrje ndaj publikimit të karikaturave që tallnin Profetin Muhamed.