Chelsea arrin të fitojë për herë të parë në histori Kupën e Botës për Klube në një finale dramatike me skuadrën braziliane të Palmeiras.
Sfida nisi me një ritëm të ngadaltë dhe sfida u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë nga Romelu Lukaku. Festa e “bluve” zgjati shumë pak, sepse ishte Veiga ai që barazoi për brazilianët.
90 minutat nuk shpallën asnjë fitues dhe në shtesë ishte po i njëjti lojtar që vendosi finalen e Champions League, Kai Havertz, i cili vendosi dhe finalen e Kupës së Botës për Klube.
Ky është trofeu i tretë i Chelsea me gjermanin Tuchel në stol, i cili kësaj radhe e ngjiti ekipin në majën e botës.
