Chelsea fitoi 1-4 kundër Burnley për raundin e tetë në Premier League. Në stadiumin “Turf Moor”, djemtë e Pochettinos ia dolën të merrnin triumfin e dytë radhazi edhe pse në udhëtim.
Nga minuta e parë e nisi ndeshjen Armando Broja, që luajti vetëm një pjesë loje.
Odobert në minutën e 15-të kaloi Burnley në avantazh, ndërsa autogoli i Dakhli mbylli 45 minutat e para në ekuilibrin 1-1.
Në pjesën e dytë Palmer nga penalltia i dha epërsinë Chelsea në të 49 minuta, para se Sterling dhe Jackson të shënonin golat e qetësisë.
Me Brojën në fushë Chelsea merr dy fitore radhazi dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e 10-të. Burnley me katër pikë mban vendin e 18-të.