Armando Broja nuk do të shkojë tek Milani. Chelsea ka vendosur t’i thotë “JO” kuqezinjve për të nënshkruar me futbollistin shqiptar.
21-vjeçar konsiderohet pjesë e projektit të Maruicio Pochetino për sezonin e ri, ndonëse londinezët pësuan shumë ndryshime këtë verë. Për shqiptarin kishin shfaqur interes disa klube të mëdha europiane, me Milanin që kryesonte listën, por edhe West Ham që prej kohës e kërkonte talentin shqiptar në formë huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare pas një viti.
Megjithatë, kjo nuk i ka bindur drejtuesit e Chelsea, që e koniderojnë Brojën një talent premtues për të ardhmen dhe janë të sigurt për ta mbajtur në “Stamford Bridge”. Jo vetëm kaq, por londinezët kanë refuzuar dhe mundësinë për të marrë Dusan Vlahovic në skuadër, si pjesë e shkëmbimit me Lukakun, çfarë të bën të mendosh se drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend për të firmosur me një sulmues qendre këtë verë.