Chrissy Teigen ka një fytyrë që shkëlqen dhe të gjitha duan sekretin. Modelja është treguar bujare dhe ka ndarë me të gjithë rutinën që ndjek çdo natë për t’u kujdesur për lëkurën.
Chrissy e nisi duke hequr të gjithë makeup-in nga fytyra. “Unë heq gjithçka nga fytyra. Gjithçka”-tha ajo teksa përdori peceta posaçërisht për heqjen e makeup-it.
Më pas modelja tha se përdor një vaj, që deri më sot e mbante sekret. Bëhet fjalë për Le Prunier’s Plum Beauty Oil që kushton 72 dollarë. Chrissy e quajti magjik këtë vaj pasi zgjohet me lëkurën e freskët. Modelja tha se vendos fillimisht vajin e më pas ndonjë krem nate sipas dëshirës.