Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“CIA hyn në veprim për të zbuluar se çfarë di Pekini për koronavirusin”, Trump: Na gënjyen, do marrim masa ndaj Kinës dhe OBSH-së

00:00 / April 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kina Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme Donald Trump tha se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të forta kundër Kinës duke urdhëruar hetime në Pekin pasi pretendon se ajo ishte e informuar për koronavirusin më herët sesa u raportua dhe se mund të kishin bërë më shumë për të ndaluar pandeminë.

‘Ne kemi një rekomandim shumë të veçantë. Por ende nuk jemi të kënaqur me të. Nuk ka asgjë pozitive në lidhje me atë që ka ndodhur në Kinë, gjë që ka të bëjë me këtë temë. Asgjë pozitive‘, tha Trump ndërsa foli para gazetarëve gjatë një takimi të Zyrës Oval me Guvernatorin e Luizianës John Bel Edëards.

Deri më tani Luiziana është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi pasi një ‘pikë e nxehtë’ u shfaq në Neë Orleans pas festimeve masive të Mardi Gras në fund të shkurtit. Ne jemi me fat që e ndaluam vërshimin e virusit nga Kina në vendin tonë“, tha Trump, duke lavdëruar vendimin e tij për mbylljen e udhëtimeve nga Kina në SHBA.

Trump tha se OBSH-ja po sillej sikur punonte për Kinën, duke shtuar se do të lëshonte një ‘rekomandim’ për mënyrën se si OBSH duhet të merret me Kinën. Në fillim të kësaj jave ai kërkoi  që Pekini të paguante dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në SHBA duke këmbëngulur që Kina kishte fshehur pandeminë e Covid-19.

Ndërkohë një raport i publikuar nga mediat vendase thuhet që është zbuluar se Shtëpia e Bardhë urdhëroi hetime të inteligjencës për tu marrë me studimin e virusit nëse ai është fshehur vërtetë nga Kina.

Agjensitë e inteligjencës morën direktiva nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar duke kërkuar informacione në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, duke përfshirë përgjimet e komunikimit, raportimin e burimeve njerëzore dhe rishikimet e imazheve satelitore nga Kina dhe OBSH.

Ndërsa Trump është shprehur se: Ne jemi kontribuesi më i madh i OBSH, por ata na mashtruan. Nuk jemi të lumtur me këtë gjë, pasi dhe Kina nuk na tregoi të vërtetën. Ne mund t’i kishim bërë ballë nëse do të informoheshim më parë për pandeminë.

cia pekini trump veprim zbuluar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.