Një çift nga Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të udhëtojnë drejt Polonisë me qëllim që të marrë një refugjate ukrainase shtatzënë në shtëpi, për t’i ofruar asaj strehimin në dhomën e tyre të lirë. Peter O’Keefe dhe Belinda Harvey, është çifti britanik, që jeton pranë Winchesterit.
Ata i kanë ofruar ndihmën 25 vjeçares Ksenia nga Kharkivi për të qëndruar në dhomën e lirë të shtëpisë së tyre. Ksenia është në muajin e shtatë të shtatzënisë, bashkëshorti i së cilës mbeti në Ukrainë, ajo pritet të shkojë në Varshavë javën e ardhshme pasi t’i dalë viza.