Trupat tashmë të mumifikuar të dy bashkëshortëve të moshuar u gjetën sot në një shtëpi në Campoformido të Udine në Itali, raportojnë mediat shqiptare duke cituar agjencinë italiane të lajmeve Adnkronos.
Policia tha se vdekja mund të datojë në vjeshtën e kaluar dhe mund t’i atribuohet një rrjedhjeje fatale gazi.
Alarmi është ngritur vetëm orët e fundit nga një i afërm i cili nuk ka mundur të kontaktojë me bashkëshortët, të dy mbi shtatëdhjetë vjeç, që banonin në shtëpi.
I afërmi deri më tani nuk ishte shqetësuar pasi duket se çifti kalonte periudha të gjata jashtë vendit dhe kishte menduar gjithë këto muaj se ishin sërish jashtë vendit.