Prej disa ditësh në media është përfolur se vajza e ish deputetes Majlinda Bregu, Kejda dhe djali i Adrian Fullanit, Erik Fullani janë në një lidhje. Gjithë dyshimet nisën pasi dyshja prej kohësh kanë publikuar foto nga i njëjti vend dhe në të njëjtën periudhë kohore.
Mirëpo, lidhur me këto lajme asnjëri prej tyre nuk ka reaguar duke i lënë të gjithë të jenë kurioz. Por siç duket mes tyre ka lindur një romancë dashurie duke qenë se ata shihen pothuajse gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, ‘JOQ’ ka siguruar disa foto ku dyshja shihen në një lokal duke festuar së bashku. Kejda dhe Eriku janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që ky i fundit i ka hedhur krahun bukuroshes brune.
Postime te ngjashme
Add A Comment