Studiuesit kanë zbuluar se lumturia arrin kulmin e saj në dy faza të jetës. Njërën mund ta keni kaluarën, ndersa tjetra ska ardhur ende.

Ekspertët kanë intervistuar 23,000 gjermanë të rritur të moshave 17-85 vjet, duke i pyetur për kënaqësinë që kanë në jetë. Me pas jane pyetur se si e parashikojnë lumturinë e tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Pas saktësisht pesë vjetëve, të njëjtit njerëz janë ri-intervistuar për të parë nëse realiteti u është përshtatur pritshmërive të tyre.
Kështu, ekipi hulumtues zbuloi se kënaqësia apo lumturia jonë arrin majën në moshën 23 dhe 69 vjet. Mosha 23-vjeçare është zakonisht mosha kur jemi të mbushur me optimizëm për të ardhmen.
Ndersa mosha 69-vjeçare është me shumë mosha kur streset e gjërave që nuk i njohim i kemi lënë pas dhe më në fund mund t’i shijojmë frutet e punës sonë profesionale dhe personale.
