Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë sot bilancin për vitin 2025 të institucionit që ai drejton.
Sipas tij, tre kanë qenë prioritetet kryesore të Gjykatës:
-Menaxhimi i backlogut (numrit i çështjeve që janë duke pritur për t’u shqyrtuar ose për t’u vendosur) në mënyrë të përgjegjshme
-Konsolidimi i praktikës gjyqësore
-Forcimi i legjitimetit institucional dhe transparencës
“Deri në vitin 2028, parashikohet të dalin 670 gjyqtarë të rinj”, theksoi ai, duke bërë me dije se përgjatë këtij viti që po lëmë pas, çdo gjykatës ka marrë mesatarisht 429 vendime.
Sadushi veçoi cilësinë e dobët të rekurseve, si një mangësi në gjyqësor.
