Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilët ishin mbiemrat më të përdorur në Shqipërinë e vitit 1945 dhe si ka ndryshuar renditja

17:06 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana bosh 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Nevila Dervishi

Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, nxirrte në krye ata që janë trashëguar e përdoren nga popullsia e lidhur me besimin mysliman.

Kështu, në 6 mbiemrat më të përdorur janë, Hoxha, Shehu, Prifti, Çela, Leka dhe Dervishi, të paktën 3 prej tyre, Hoxha, Shehu dhe Dervishi kanë lidhje me këtë përkatësi të besimit fetar.

  • harta e mbiemrave

Për habi renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Këtë e vërteton një studim i tashmë historianit Paskal Milo, i cili është mbështetur në të dhëna statistikore të regjistrimit të vitit 1945.

Sipas artikullit të Paskal Milos, publikuar në vitet ‘70 në një gazetë të kohës së komunizmit, renditja e mbiemrave më të përdorur në Shqipërinë e 1945 ishte e tillë:

Në vendin e parë mbiemri “Hoxha”, në vendin e dytë “Çela”, që mund të jetë mbiemër pagan, në vend të tretë dhe të katërt mbiemrat “Gjoni” dhe “Kola”, të përhapur kryesisht mes popullsisë së besimit katolik dhe i pesti në radhë, mbiemri “Dervishi”, sërish një mbiemër që ka lidhje me besimin mysliman.

Mbiemrat nisën të përdoreshin nga shoqëria njerëzore rreth shekullit të 12 me qëllim dallimin mes njerëzve dhe sidomos për shmangien e martesave brenda fisit.

Fillimisht mbiemrat u përdorën nga shtresat e pasura të popullsive, më pas nga klerikët dhe më vonë nga shtresat e popullit të thjeshtë./

Hoxha prifti shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.