Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cili është lloji më i preferuar dhe i kërkuar i mjaltit shqiptar në Europë

17:36 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjalti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga produktet më të eksportuara dhe më të kërkuara në Europë padyshim që është edhe mjalti shqiptar. E githa kjo, falë origjinalitetit, vlerave dhe shijes së mrekullueshme që ka.

Prodhimi i mjaltit dhe i nënprodukteve të tij duket se po fillon të zërë terren nga dita në ditë jo vetëm në konsumin vendas por edhe në eksport.

Sipas statistikave të INSTAT, një vëmendje të veçantë po merr mbarështimi bletëve ku vërehet një zgjerim i aktivitetit të fermerëve në disa zona të vendit.

Por cilat janë llojet më të preferuara të mjaltit shqiptar?

Llojet më të rëndësishme të mjaltit që prodhohen në vendin tonë dhe janë mjaft të kërkuara në tregjet e huaja është mjalti i Zadrimës (rajoni i Lezhës). Mjalti më i njohur në këtë zonë është ai i sherebelës.

Mjalti që prodhohet në Pukë ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë.

Ndërsa mjalti i malit (Tropoja/Korça) është një zgjidhje për shumë ferma të vogla që ndodhen në zonat malore, të cilat nuk kanë shumë mundësi që ta zgjerojnë prodhimin e tyre agrikulturor dhe të shkojnë në treg.

Në vendin tonë, prodhohet edhe mjalti i gështenjave nga Tropoja mjaft të njohura për shijen e veçantë, mjalti i Himarës që mblidhet nga pyjet e Llogorasë, Palasës e deri në Borsh.

Ndërsa markë e njohur tashmë e mjalit njihet edhe mjalti i Përmetit dhe mjalti i maleve të Gjirokastrës.

europe kerkuar preferuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.