Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Cili është shteti i parë amerikan që do t’u kërkojë mësuesve të zgjedhin mes dy alternativave, vaksinimin apo testimin javor?

23:43 / August 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kalifornia1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Kalifornia do të bëhet shteti i parë amerikan që u kërkon të gjithë mësuesve dhe personelit shkollor të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit javor të COVID-19.

Vendimi për vaksinat e detyrueshme në sistemin shkollor për arsimtarët që punojnë që nga kopshti deri në fund të shkollës së mesme merret ndërsa nxënësit kthehen nga pushimet verore mes shqetësimeve në rritje për variantit shumë ngjitës, delta.

Guvernatori demokrat Gavin Newsom e njoftoi vendimin e ri të mërkurën, kur po vizitonte një shkollë në zonën e San Franciskos që tashmë është rihapur pas pushimeve verore. Disa seksione të mëdha arsimore në këtë shtet kanë lëshuar kërkesa të ngjashme ditët e fundit, duke përfshirë seksionet e San Franciskos, Oklandit, San Hozesë dhe komunës Long Beach.

Guvernatori i Havait, David Ige njoftoi javën e kaluar se të gjithë punonjësit e arsimit në këtë shtet do të duhej të tregonin dëshmi të vaksinimit ose të bënin teste të përjavshme. Por urdhri në Kalifoni shkon një hap më tutje pasi mbulon jo vetëm shkollat publike, por edhe ato private.

Gjatë javës së kaluar Governatori Newson ka shpallur vendimin se të gjithë punonjësit e shëndetësisë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe se punonjësit e administratës shtetërore duhet të vaksinohen, ose të bëjnë teste të përjavshme.

Dy sindikatat më të mëdha të arsimtarëve në Kaliforni u shprehën në mbështetje të vendimit të guvernatorit.

Anketat tregojnë se 90% e mësuesve janë vaksinuar në shkallë kombëtare, por zyrtarët në Kaliforni thonë se përhapja e variantit delta e bën të nevojshëm vendimin e sapo-njoftuar. 

amerikan testimin vaksinimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.