Çiljeta Xhilaga është treguar gjithmonë e hapur dhe nuk i ka mbajtur të fshehta nga publiku ndryshimet e saj estetike. Pas ndërhyrjes në hundë, zvogëlimit të gjoksit dhe rimodelimit të mjekrës, mami i Fernandos ka vendosur të bëjë sërish një tjetër ndërhyrje.
”Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim… Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës (heqje e dhjamit), një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit, Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën, s’më ka pëlqyer asnjëherë të gënjej, madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje”, është shprehur Çiljeta.