Pak ditë më parë, ajo u shpreh se mediat ia kanë bërë jetën ferr, por sot ka mjaftuar një shkrim kryesor në një gazetë të përditshme shqiptare, dhe Çiljeta ka “zbrazur” siç duket gjithë mllefin e saj ndaj medias rozë që e komenton gjithë kohës.
Sërish bëhet fjalë për Alban Hoxhën, me të cilin përflitet se është në një lidhje dashurie. Në të thuhet se Çiljeta i ka dhënë fund lidhjes tre vjeçare me Alban Hoxhën, portierin e Partizanit pas një detaji që zbuloi tradhtinë. Por, kaq ka mjaftuar dhe këngëtarja e njohur i ka thënë të gjitha në një status të gjatë.
Ajo shkruan: “Të dashura media që s’na latë rehat të zgjohemi nga gjumi dhe të na shkojë dita mbarë! Do t’ju lutesha shumë shifni gratë dhe burrat tuaja, familjet tuaja se duke u marrë me jetën e të tjerëve do t’ju ikin gratë dhe burrat nga duart. Unë e kuptoj pjesën që kur je personazh je në qendër të vemëndjes për çdo gjë dhe normalisht s’keni si mbushni gazetat përditë, por çdo gjë e ka edhe një limit ndaj do t’ju lutesha të na lini rehat! Boll u morët! Jo video, jo u ndanë, jo u pajtuan, jo u ndanë, jo u pajtuan prapë! S’na kanë ndarë as videot e bëra me qëllime nga kategoria “Zh” e femrave pa nivel dhe asgjë kur të ndahemi nga i madh Zot do t’ju lajmërojmë vetë. Ditë të mbarë të gjitha portaleve sot”!