Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, tani mund të udhëtojë në SHBA

23:00 / September 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cim pyka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sikur të mos mjaftonte vetëm Sali Berisha, në sulm të Lulzim Bashës tashmë i kanë dalë kundër të gjithë njerëzit besnik të ish-kryeministrit, që në këto ditë të vështira për të, nuk e kanë braktisur, duke nxjerrë “kokën” kundër kryedemokratit, për të cilin deri më tani kishin heshtur. I tillë është edhe rasti i gazetarit të televizionit Berisha, Çim Peka, i cili ka “tjerrur” akuzën e bërë një ditë më pare nga Evi Kokalari. Në emisionin e tij, Peka tha se Basha është pajisur me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës dhe tani mund të udhëtojë në SHBA, ndërkohë që më parë nuk ka mundur për shkak të dosjes së lobimit rus.

“Z.Basha ka thënë në këtë emision në 2019 se do të realizonte një vizitë të rëndësishme në SHBA, pas pak ditësh. Vizitë që nuk ndodhi kurrë. Nga ai moment dhe deri më sot, Basha nuk ka udhëtuar në SHBA. Por ka të dhëna se pas përjashtimit të Sali Berishës, z.Basha dhe familja e tij mund të udhëtojnë në SHBA, me vizë diplomatike dhe jo me vizë të thjeshtë. Arsyet i dinë ata. Ajo dosje është aty, gjëja më e mirë është të lobohet për PD, por a është një problem penal për Bashën në SHBA, përderisa kemi thënë të njëjtën gjë për Edi Ramën, i cili absolutisht duhet të ishte i dënuar atje pavarësisht se dikush tjetër, ‘burri’ i tij, sipas ftesës, vetë Bilali, e ka marrë përgjegjësinë duke përjashtuar ‘gruan’, z.Rama? Çështja është e njëjtë, problemet janë të njëjta. Nëse Basha në atë kohë akuzonte Ramën se kishte shkelur ligjin amerikan, rasti është i ngjashëm”, u shpreh Çim Peka.

Më herët ishte Evi Kokalari e cila lëshoi një akuzë të fortë nga “Foltorja” e Sali Berishës se Lulzim Basha ka “shitur” ish-kryeministrin në këmbim të mbylljes së dosjes së lobimit rus në SHBA. Për këtë akuzë, ajo që është e sigurt është se Kokalari ka marrë miratimin e Sali Berishës, që sot pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, nuk i ka kursyer akuzat kundrejt Lulzim Bashës dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë jo vetëm personalisht, por edhe duke i “ndërsyer” edhe njerëzit e tij besnik.

Basha Cim Peka udhetoje vize
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.