Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Cindy Marina flet për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit

18:11 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cindy marina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cindy Marina është ndalur në një nga momentet më të bukura gjatë kohës që konkurronte në spektaklin “Dance Albania”. Në njërën prej netëve të vallëzimit, partneri i saj Genar Topalli iu bashkua në pistë për ta shoqëruar duke shënuar kështu daljen e tyre të parë publike si çift.

Cindy e komenton si një prej momenteve më të bukura të cilin e bëjnë special dy karakteristika të partnerit të saj. Modelja dhe prezantuesja ndau edhe detaje nga njohja e tyre e deri në momentin që vendosën të ishin bashkë.

Cindy Marina: Ishte moment shumë i bukur realisht. Ai përveç faktit që nuk del në ekran, edhe nuk kërcen shumë kështu që ishte shumë bukur si moment dhe ai e shijoi shumë, kështu që ishte bukur.

Rudina Magjistari: A mund ta dimë si jeni njohur? Sa kohë u bëtë bashkë dhe si ka qenë njohja juaj?

Cindy Marina: Jemi njohur pak rastësisht mund të them, në plazh. Kemi luajtur volejboll bashkë gjatë verës.

Rudina Magjistari: Ishit me shoqëri, ti me shoqet e tua, ai me miqtë e vet?

Cindy Marina: Po. Thjesht rrinim bashkë çdo ditë, luanim volejboll dhe avash-avash u lidhëm.

Rudina Magjistari: Nisi simpatia. Kush ishte shenja e parë që të dha ai që kishte një pëlqim më shumë ndaj teje, më shumë se sa miqësi që mund të niste diçka më tepër?

Cindy Marina: Nuk mund të them që kishte një shenjë, por thjesht kuptohet, mendoj që njerëzit thjesht e kuptojnë kur dikush ka një pëlqim ose diçka përtej shoqërisë. Thjesht e kuptova, mendoj edhe ai e kuptoi edhe kështu na nisi historia.

Rudina Magjistari: Cila ka qenë dalja juaj e parë romantike, ku keni vajtur?

Cindy Marina: Shpeshherë kemi shkuar në plazh në fillim sepse ishte edhe gjatë verës. Nuk e di, nuk mund të them që kemi një sepse kur dalim bashkë është një kohë shumë e bukur që kalojmë. Unë e shijoj kur shkojmë në plazh sepse aty jemi takuar, jemi njohur për herë të parë. Përveç kësaj, unë dhe ai e shijojmë shumë plazhin dhe qetësinë.

Cindy Marina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.