Gazetari Aleksandër Çipa ka
deklaruar në studion e Repolitix, se kryetari i PD Lulzim Basha ditën e sotme
ka thënë se pranon të ulet në tryezë pa kushte për Reformën Zgjedhore.
“Basha sot ka thënë se sot duhet të ulemi pa kushte për Reformën
Zgjedhore.. Sot e ka thënë në qasjen e vet. Sot shumica është Rama që duhet të
bëjë një akt politik që mund të sjellë normalitetin politik. Unë po marr
mesazhin që Basha ka artikuluar sot. Kjo është një lëvizje lojaliste.” ka
thënë Çipa.
Ndërkohë nga ana tjetër ka qenë Panariti i cili ka thënë se duhet që të ketë patjetër
një marrëveshje.
“Padyshim që duhet një kompromis. Do të shikohet ligjshmëria e
zëvendësimit të deputetëve. Ka vetëm një opozitë. Të presim zhvillimet e
Gjykatës Kushtetuese. Duhet të bëhet kushtetuesja brenda 2019 që të kemi
mundësi për zgjedhje të parakohshme diku nga qershori. Gjermanët kanë thënë se
duhet të hetohen dosje të mëdha. Janë në tryezë dhe kushtet që janë vendosur
për Integrimin.
Postime te ngjashme
Add A Comment