Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Çkodimi i aplikacionit ‘Matrix’, gazetarja Lala jep detaje

21:39 / December 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çkodimi i platformës “Matrix” që përdorej nga krimi i organizuar ashtu si SKY ECC dhe Encro chat është diskutuar në emisionin “Open”. Çfarë dihet për Matrix, kush e përdorte dhe a është gjuha shqipe aq e përdorur edhe në këtë aplikacion sa kundër ishte në Sky?

Gazetarja Klodiana Lala tha se patjetër edhe gjuha shqipe është prezente në këtë platformë.

“Sot Eurojust na është përgjigjur menjëherë për kërkesën e News24  që i kemi drejtuar lidhur me platformën Matrix dhe Eurojust thotë se ka suportuar autoritetet franceze dhe holandeze sa i takon zbërthimit të aplikacionit. Eurojust thotë se nuk është në gjendje të japë detaje lidhur me profilin e personave që e kanë përdorur apo se çfarë përmbajnë mesazhet”, tha Lala.

Sipas saj, Eurojust ka pranuar idirekt se kjo platformë është përdorur edhe nga shqiptarët, brenda apo jashtë Shqipërisë.

Lala tha se Matrix është përgjuar në 3 muajt e fundit, ndërkohë që platforma është përdorur prej 2021. “Në Holandë u vra një gazetar shumë i njohur investigativ. Në momentin që gazetari u ekzekutua, në telefonin e një prej të dyshuarve, u gjet aplikacioni Matrix. Këtu u ngrit alarmi se kemi një aplikacion që duhet parë, që përdorej për trafik droge, vrasje, krim të organizuar”, tha Lala.

Ajo u shpreh se në Shqipëri është folur për herë të parë kur iu bë atentat Nuredin Dumanit, i cili ka pohuar se ka komunikuar me Suel Çelën përmes Matrix.

Lala u shpreh se janë përgjuar 2.3 mln mesazhe dhe duhet parë nga hetuesit. “Janë edhe dy aplikacione të tjera shumë të kushtetueshme që po përdoren tani”, tha Lala.

klodiana lala matrix
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Vaji i ullirit nuk po shitet, ankohen fermerët: Shitet i falsifikuari, prodhimi ynë po mbetet stok

12:28 / December 4, 2025

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

07:58 / December 4, 2025

Tre vitet e Dumanit në SPAK, sukses apo propagandë?!

21:49 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.